Reali ndërhyn për nënshkrimin e talentit të ndjekur nga Napoli, Interi dhe Juventusi
Reali Madrid është vënë seriozisht pas Federico Chiesën.

Për talentin e Fiorentinës nuk interesohen vetëm Napoli, Interi e Juventusi pasi në skenë ka dalë edhe Reali i Madridit. Los Blancos kanë dërguar disa agjentë për të ndjekur nga afër djalin e Enrico Chiesës.

Nëse mbeten të kënaqur nga paraqitja e tij, Reali i Madridit do ta bëjë një tentativë për të blerë lojtarin në verë. Për kartonin e Chiesës, Fiorentina kërkon minimalisht 40 milionë Euro./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori