Reali në hetim? Football Leaks: Mori 200 milionë euro nga kompani në parajsat fiskale
Real Madrid rrezikon të përfundojë nën hetim për evazion fiskal, pasi ka përfituar nga pagesa të cilat kanë si burim kompani me bazë në parajsat fiskaleIshujt Kajman, gjë që nuk lejohet nga shteti spanjoll.

“Football Leaks” ka zbuluar dokmentet e radhës që implikojnë madrilenët, të publikuara nga portali “InfoLibre”. Fondi “Providence” ka derdhur në arkat e klubit 200 milionë euro, nëpërjet dy kompanive që kanë qendrën e tyre në Ishujt Kajman, kompani të cilave klubi u ka kaluar pjesë të të drejtave të marketingut. Sipas dokumentave të publikuar, shifra në total do të jetë 500 milionë euro për dy vite. Në këmbim të kësaj shifre, kompanitë në fjalë do të gëzonin 23,75% të rritjes së të drejtave tregtare të klubit si sponsorizimet, shitja e të drejtvae për platformat dixhitale, etj. Pagesa e parë prej 200 milionë eurosh përfshinte katërvjeçarin 2017-2021.

Dokumenti tregon se Real Madrid nuk e kishte firmosur akordin direkt me “Providence”, por me një kompani që kontrolloher nga ky fond, me qendër në Luksemburg dhe me një kapital bazë prej vetëm 20 mijë eurosh, pas të cilës fshiheshin këto dy kompani gjigande me qendër në Ishujt Kajman, një nga parajsat fiskale më të njohura në botë.

/vipsport/
Shtuar më 22/02/2021, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori