E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
Reali në kaos, edhe Benzema mendon largimin
Pas disa yjeve si Isco, Sergio Ramos, Marcelo, është Karim Benzema që është duke konsideruar largimin nga Real Madridi.

Francezi nuk është i kënaqur me nivelin e "Los Blancos", që s’janë kandidatë kryesorë për ndonjë trofe.

Sipas Marca, Benzema nuk do mendojë rinovimin e kontratës në rast se klubi nuk bën paraqitje të duhura në muajt në vijim.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2022, por Reali dëshiron ta mbajë në "Santiago Bernabeu" së paku deri në vitin 2023.

Ndërkohë, kujtojmë se Benzema këtë edicion në La Liga ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 20 paraqitje./
Shtuar më 11/02/2021, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori