Reali në krizë? Kjo seri humbjesh nuk i ndodhte prej 39 vitesh
Real Madrid është mposhtur nga kampionët e Ukrainës, Shakhtar 2:3 në shtëpi, në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Kampionëve, për ta çuar në tre serinë e humbjeve në këtë garë.

Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981, kur kjo garë quhej Kupa e Kampionëve.

Real Madrid në sezonin e fundit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve ishte eliminuar nga Manchester City, pas dy humbjeve radhazi.

Humbja nga Shakhtar, çon në tri numrin e humbjeve radhazi për ‘Los Blancos’.

Situata te Real Madrid është alarmante, sidomos kur dihet se të shtunën Real Madrid luan El Clasicon kundër Barcelonës.
Shtuar më 22/10/2020, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori