Reali ne qef
Pëlqej
Albeu.com
Kampionët e Spanjës kanë shënuar fitore shumë të nevojshme kundër Recreativo Huelvas në Santiago Bernabeu për t’iu rikthyer ndeshjeve pozitive pas disa paraqitjeve të dobëta që kanë shfaqur edhe në Ligën e Kampionëve edhe në La Liga.
Kjo fitore ka qetësuar paksa trajnerin Bernd Schuster dhe drejtuesit e Realit të cilët padyshim se do ta largonin trajnerin gjerman po të mos e fitonte këtë ndeshje.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Wesley Sneijder (39’), gjuajtja e të cilit u devijua nga mbrojtësi Beto dhe përfundoi në rrjetin e portierit mysafir, Riesgo.

Me këtë fitore Real Madrid pozicionohet në vendin e dytë, dy pikë pas Barcelonës e cila nesër do ta zhvillojë ndeshjen e javës së dymbëdhjetë kundër Getafes.

Barazimi i Valencias pa gola kundër Sevillas, si dhe humbja e Villarrealit nga Valladolidi, ia sigurojnë vendin e dytë Mbretërve, së paku për një javë.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori