Reali në vështirësi, ndalet në barazim edhe nga Villarreal (VIDEO)
Real Madridi ka arkëtuar vetëm një pikë në udhëtim të Villarreali (1-1).

Ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që shënuan nga një herë në portën kundërshtare.

Qysh pas dy minutave lojë, Mariano Diaz pas asistimit të bukur nga Dani Carvalaj zhbllokoi rezultatin.

Mysafirët barazuan shifrat përmes Gerard Moreno, që realizoi nga pika e bardhë (76′).

Me këtë barazim, Reali renditët në pozitën e katër me 17 pikë, tri më pak se lideri Real Sociedad, kurse Villarreal qëndron në pozitën e dytë me 19 sosh.
Shtuar më 21/11/2020, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori