Ish-lojtari i
skuadrës së Real Madrid, Ivan Zamorano tha se skuadra madrilene duhet ta heqë nga mendja se mund të zëvendësojë
Cristiano Ronaldon pasi nuk
ekziston askush që ta bëjë diçka të tillë.
“Është e vështirë të mbushësh boshllëkun e lënë nga
Cristiano Ronaldo, sepse duhet të zëvendësosh 40 apo 50 gola në sezon.
Është e pamundur të kërkohet një zëvendësues, sepse ai njeri nuk
ekziston. Real Madridi duhet të provojë ide të reja në fushë, të luajë pa një lojtar të tillë të rëndësishëm, si Ronaldo. Ai spikaste jo vetëm me golat, por shfaqej në momentet më të rëndësishme të klubit”, tha ish-legjenda e
skuadrës së Realit. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018,
ora 10:53