Luka Modric sezonin që lamë pas u kërkua me ngulm nga Interi por ne fund ai qëndroi tek Real Madrid.
Rinovimet kanë nisur te Galaktikët, por supriza e madhe është se në listën e futbollistëve, mungon emri i Luca
Modricit. Tek “Los Blancos”, mendojnë se nuk do të ishte një ide e mirë të nënshkruhej një marrëveshje
tjetër afatgjatë, me një futbollist i cili shumë shpejt do të mbushë 34 vjeç. Agjenti i kroatit, Vladica Lemic, ka provuar të kontaktojë me drejtuesit më të
afërt të Florentino Perezit, por ka marrë përgjigje negative për rinovimin e kontratës së kapitenit të Kroacisë.
Ndërkohë,
Reali po mendon që tani për zëvëndësuesin e
Modricit. Bëhet fjalë për një
tjetër lojtar të Tottenhamit, Christian Eriksen. Danezi pëlqehet shumë edhe nga Paris Saint-Germain. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018,
ora 09:35