Reali nuk ka asnjë parakontratë me askënd
Edhe pse flitet shumë nëpër media se Real Madrid ka nënshkruar parakontrata me lojtarët si Eden Hazard dhe Neymar, Klubi Mbretëror ka mohuar një gjë të tillë.

Kanë qenë vet drejtuesit e klubit spanjoll ata që kanë mohuar spekulimet rreth nënshkrimit të ndonjë parakontrate me lojtarët e rinj, të cilësuar si talentët më të rinj dhe më të mirë aktualisht ne treg.

Përndryshe, Real Madrid duket se nuk ka dhe hapësira të duhura për të dy, Hazard dhe Neymar, pasi në pozicionet që luajnë këto dy, Reali ka lojtarë si Di Maria, Ozil, Kaka e Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori