Reali nxjerr në shitje Rodroguez, i vendos çmimin e kripur
James Rodriguez i cili është i huazur tek Bayern Munich nga Real Madrid që në vitin 2017 nuk do të rikthehet te Los Blancos.


Bayern Munich është i thirrur të vendosë nëse do të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të lojtarit, apo do ta kthejë mbrapsht në "Santiago Bernabeu". Pasi ka paguar 13 milionë euro te Real Madridi për ta marrë atë përkohësisht në Bavari, klubi gjerman duhet të investojë një tjetër shumë, 45 milionë euro për ta blerë kartonin e mesfushorit.

Sipas "ABC", Reali ka vendosur tashmë për ta nxjerrë në merkato, duke i caktuar edhe shifrën: 70 milionë euro.
I ndjekur me kujdes nga Arsenali, Manchester United, Liverpool, Juventusi dhe Napoli, siç thotë "Marca", e ardhmja e kolumbianit duket e destinuar të materializohet larg nga kryeqyteti spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori