Reali ofron 50 milionë euro për Neymar
Real Madrid është afër pranë transferimit të talentit brazilian të Santos, Neymar, raporton e përditshmja madrilene "Marca".

Futbollisti 19-vjeçar mendohet ti bashkangjitet ekipit të Mourinjos që në merkaton e janarit.

Sipas këtyre raportimeve, klubi madrilen do t’i paguajë skuadrës së Santosit, rreth 50 milionë euro për ta bërë të sajën kartonin e brazilianit, i cili vazhdon të kërkohet me ngulm kërkohet edhe nga Barcelona.

Mësohet se Reali fillimisht do të paguajë më pak se gjysmën e marrëveshjes ( rreth 23 milionë euro) dhe pjesa e mbetur (27 milionë euro) do të paguhen më vonë nëpërmjet kësteve. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori