Reali ofron shifër të çmendur për Mbappe, shikoni lëvizjen e PSG-së
PSG i kundërpërgjigjet Realit të Madridit, që po tenton të bindë Kylian Mbappe të transferohet në Spanjë gjatë verës. Në mediat spanjolle është raportuar se madrilenët janë gati të paguajnë deri në 300 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Një shifër rekord, por nga ana tjetër PSG ka një plan. Le Parisien raporton se drejtuesit e klubit francez po mendojnë t;i ofrojnë rinovimin e kontratës sulmuesit të tyre dhe t’i barazojnë pagën me Neymar, një shenjë vlerësimi për Mbappe, i cili dëshiron të lërë gjurmë me PSG.

Gjithsesi dëshira e tij për të provuar një eksperiencë te Real Madrid dihet. Sulmuesi 20-vjeccar është blerë nga PSG për shifrën e 180 milionë eurove nga Monaco dhe ka një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2022.
Shtuar më 05/11/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori