Reali paguan 78 milionë euro për Rooneyn?
Manchester United
Ekipi i vetëm në planet, përveç Manchester City-t, për të cilin afatet kalimtare zgjasin 365 ditë në vit është Reali. Madrilenëve nuk u ka mjaftuar që gjatë verës kanë sjellë Mourinhon dhe disa lojtarë të tjerë fantastikë, ndërsa qysh tani po planifikojnë për “Galaktikët 2011”.

Sipas revistës “People”, Reali në fund të këtij sezoni do t’i dërgojë ofertën Manchester Cityt në vlerë prej 78 milionë euro për Wayne Rooneyn.

Edhe pse dihet se sjellja e Rooneyt do të jetë “mision i pamundur”, Jose Mourinho shpreson se futbollisti anglez do të mërzitet duke luajtur në ishull apo do të dëshirojë të luajë përsëri me Cristiano Ronaldon.
Shtuar më 13/09/2010, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori