Reali pas Murinjos dhe Benitezit
Albeu.com
Sipas disa burimeve, presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka humbur tashmë besimin në trajnerin aktual të madrilenëve Manuel Pelegrini dhe tashmë ai ka vendosur të marrë në drejtimin e skuadës së tij një trajner të madh.Presidenti Florentino Perez ka humbur besimin në trajnerin Manuel Pellegrini pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga Lyoni dhe tash është përqendruar në gjetjen e zëvendësimit të tij për sezonin e ardhshëm.

Planet për nënshkrime të reja janë lënë në pritje për menaxherin gjeneral Jorge Valdano, pasi Perez thotë që ata së pari duhet të zgjidhin pozitën e trajnerit.

Benitez apo Murinjo ishin kontaktuar menjëherë pas humbjes turpëruese të Realit në Kupën e Spanjës nga Alcorcon më herët gjatë sezonit dhe linja e komunikimit sërish është rihapur pas humbjes nga Lyoni.
Shtuar më 19/02/2010, ora 19:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori