Reali përfshin edhe yllin e ekipit në marrëveshjen për Saudio Mane
Sipas raporteve të Don Balon, spanjolli Marcos Asensio mund të largohet nga Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle raporton se Liverpool është në "pole position" për firmën e lojtarit që më përpara është përfolur për një kalim tek Juventus.

Ky është një lajm i keq për "Zonjën" që ka kohë që ndjek mesfushorin anësor të Spanjës.
Asensio pritet të jetë pasardhësi i Adam Lallana, i cili kohët e fundit ka vuajtur nga dëmtimet e shumta.

Blerja e verës së kaluar Xherdan Shaqiri është aktivizuar kryesisht nga stoli, por Klopp nuk ka besuar tek ai për ndeshjet e rëndësishme.

Ndërsa Naby Keita dhe Fabinho janë aktivizuar më të tërhequr në mesin e fushës, prandaj Asensio do të ishte një forcë e shtuar në asketin krijues.

Raportet e fundit spanjolle sugjerojnë se Sadio Mane është një nga objektivët kryesorë të Zinedine Zidane te Real dhe përfshirja e Asensio në marrëveshje mund të bindë The Reds të heqin dorë nga Mane. /albeu.com/



Shtuar më 27/03/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori