Reali "përkëdhel" CR7-ën: Je më i shtrenjti i historisë
Cristiano Ronaldo është futbollsiti më i shtrenjtë në histori. Drejtuesit e Real Madrid përfitojnë nga ndërprerja e kampionatit për t’i deklaruar futbollistit portugez se ai është blerja rekord në historinë e futbollit. Kjo lëvizje e drejtuesve të "Los Blancos" vjen pas blerjes së Gareth Bale dhe shumës të paguar për të, pasi në Angli dhe Spanjë nuk ndajnë të njëjtën shumë për transferimin e uellsianit nga Londra në Madrid.

Duke parë këtë situatë si dhe mundësinë që Ronaldo të pësojë një shok psikologjik, tek Real Madrid deklarojnë se transferimi i Bale ka kushtuar 91 milionë euro, duke bërë që portugezi të mebtet blerja më e shtrtenjtë, 96 milionë në 2009. Edhe pse gjendet i grumbulluar me kombëtaren portugeze, Ronaldo ka marë një mesazh të qartë.

Nga Madridi në mënyrë simbolike i kanë deklaruar se "t’i je blerja më e shtrenjtë në histori", duke mbyllur një herë e mirë zërat për transferimin e Bale, edhe pse Tottenham këmbëngul që për të ka marë 101 milionë euro.

Prej disa muajsh presidenti Florentino Perez po negocion zgjatjen e kontratës së CR7-ës, dhe në këto momente është drejt mbylljes përfundimtare të saj dhe numri një i madrilenëve nuk dëshiron të papritura. Për më tepër Perez ka deklaruar kohë më parë se dëshiron që 28-vjeçari të jetë futbollsiti më i paguar në botë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori