Real Madridi duket se ka një politikë të qartë për të ardhmen. Presidenti, Perez që do të afrojë lojtarë të
talentuar që pritet të bëhen “yje” të futbollit botëror. Një i tillë konsiderohet për emisarët e klubit spanjoll edhe Giovanni
Reyna, 17-vjeçari që po shkëlqen me Dortmund sa here që i jepet Shansi në fushë.
Talenti
amerikan zbarkoi si i panjohur një vit më parë dhe ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm ndaj për
Real Madrid është një mundësi e mirë për të tentuar blerjen e tij.
Reyna mund të mbulojë të gjitha pozicionet në repartin ofensiv dhe shihet si një nga lojtarët më të
talentuar të futbollit
amerikan.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 13:41