Reali po i afrohet Barçës, vetëm -15 (VIDEO)
Real Madrid
Spektakël i Real Madridit në stadiumin Mestalla, ku mposhti Valencian me rezultat të thellë prej 5-0.

Goli i parë erdhi nga Gonzalo Higuain (9’) ndërsa Angel Di Maria e dyfishoi epërsinë në minutën e 34-të.

Golin e tretë dhe të katërtin e shënoi Cristiano Ronaldo në minutëne 36-të dhe 41-të ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë (45’) Angel Di Maria shënoi golin e pestë për Realin dhe të dytin personal në këtë ndeshjes.

Një detaj i rëndësishëm është se Real Madrid për herë të parë pas 64 vitesh ka shënuar pesë gola në pjesën e parë.

Pas kësaj fitoreje të thellë, Real Madridi mbetet në pozitën e tretë në tabelë por me 15 pikë më pak se Barcelona dhe shtatë më pak se Atletico Madridi. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2013, ora 22:58
nderim daci
e Hënë 21 Janar 2013, Ora 12:04
po po. po afrohet dhe pak ju dashkan nuk e din reali se po mbaron dhe kapionati ja cfare i ka reali 15 pik kurse barca do flere gjume .
Samush semy
e Hënë 21 Janar 2013, Ora 12:48
ahahah um erdh me kesh me ket shkrim , me ymyt eshte kjo bot, i afrohet i afrohet, sikurse njeri kur e she Ylberin e thote te shkoj me prek me dor dhe sa te afrohesh me afer Ylberi ik me larg :-)
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori