Reali pret Malagën, për të shpresuar në ndonjë dhuratë nga Valencia
Reali i Madridit, pas nuk mundi dot të shkonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Atleticos në derbi, këtë herë do të presë Malagën, ku do të kërkojë patjetër 3 pikët.

Los Blancos arritën të mposhtnin 6-0 Apoelin në Champions League, fitore kjo që mund t’i ketë dhënë kurajë dhe forcë skuadrës, për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, me shpresën se do të shkurtojë disi distancën me Barcelonën e vendit të parë.

Nuk pritet që klubi madrilen të hasë vështirësi përballë Malagës, kjo dhe për faktin se kundërshtari po kalon një periudhe të errët, duke mbetur në vendin e 17, me vetëm 7 pikë të grumbulluara. Vëmendja do të jetë tek Cristiano Ronaldo, i cili në kampionat nuk shënon prej 7 javësh. /Albeu.com/
Shtuar më 25/11/2017, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori