Reali prezantoi sot yllin brazilian (FOTO & VIDEO)
Skuadra e Real Madridit e ka vazhduar prezantimin e futbollistëve, me Rodrygo Goes i cili u shfaq së fundmi në ‘Santiago Bernabeu’.

Braziliani nënshkroi verën e kaluar për 45 milionë euro, por qëndroi në Santos dhe tani kompletoi kalimi te Reali.

"Unë e falënderoj Zotin për gjithçka që ka bërë për mua, dhe gjithashtu familjen time dhe presidentin që kanë besim në punën time", tha i riu pasi u prezantua zyrtarisht si lojtar i Realit.

"Unë shpresoj që të sjell shumë gëzim".

"Hala Madrid!", përfundoi ai.

Në anën tjetër, presidenti i klubit, Florentino Perez u shpreh shumë i lumtur për blerjen e talentit brazilian.
Reali prezantoi sot yllin brazilian (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 18/06/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori