Reali publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Interit, bien në sy 3 mungesa të mëdha
Real Madridi ka publikuar
listën e
lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Interit.
“Los Blancos” do jenë me tri
mungesa të
mëdha në këtë super derbi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Qendërmbrojtësit Sergio Ramos dhe Eder Militao së bashku me sulmuesin Karim Benzema do mungojnë.
Mirëpo, në listë është rikthyer
Casemiro i cili ka arritur të mposhtë koronavirusin.
Lista e plotë e
lojtarëve:
Portierë: Courtois, Lunin, Altube
Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust
Mesfushorë: Kroos, Modric,
Casemiro, Odegaard, Isco.
Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Rodrygo, Duro.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 08:29