Reali “qan” largimin e Ronaldos
reali00
Skuadra e Real Madrid zhgënjen sërish në ndeshjen e radhës. Dy humbje të një pasnjëshme për kampionët në fuqi të Europës të cilët u mposhtën në transfertën e Alavesh me shifrat minimale 1-0.

Duhet të kthehemi rreth 3 dekada me parë për ta parë Realin në këtë gjendje ku nuk shënon në 4 ndeshje radhazi, e thënë ndryshe 6 orë pa shënuar.

Pa dyshim që mendja të shkon tek faza sulmuese, aty ku Benzema, Bale apo Asensio nuk kanë arritur që në asnjë moment të japin shenjat se mund të zëvendësonin lehtësisht Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënonte mesatarisht mbi 50 gola në sezon, shifër tepër e madhe por në të njëjtën koh edhe e vështirë për tu arritur nga lojtarët aktual. Në Madrid tashmë emri i Cristianos po lakohet së tepërmi, por portugezi është një lojtar i Juventusit dhe nuk do të ketë një kthim pas. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori