E FUNDIT/ Humb jetën një nga protestuesit e Astirit
Reali refuzon vendimin e FIFA-S: Është i papranueshëm
Menjëherë pas vendimit të FIFA-s për të mos transferuar lojtarë, Real Madridi ka reaguar duke thënë se do të ankohet për ndalimin e transferimit të “Mbretërve” për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke pretenduar se ky është vendim absurd, pasi klubi madrilen nuk ka bërë asgjë të keqe.

“Los Blancos” dhe Atletico u ndëshkuan për shkak të parregullsive me regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Disa orë më parë Atletico kishte konfirmuar se do të ankohet, ndërsa tani të njëjtën gjë e ka bërë edhe rivali i qytetit.

Sipas një njoftimi të klubit të Realit, thuhet se Galaktikët do të ankohen për këtë vendim të FIFA-s në të gjitha bordet sportive, duke e konsideruar absolutisht të papranueshëm”. /Albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori