Real Madrid ka pësuar humbjen e rradhës, të katërtën këtë sezon ndërsa
Malaga ka qenë ekipi që fitoi tre pikët e ndeshjes.
Në takimin e zhvilluar në La
Roselada,
Reali u mposht me rezultat 3-2.
Goli i parë erdhi në minutën e 49-të nga Isco ndërsa autogoli i Sergio Sanchez mundësoi barazimin e rezultatin (66’).
Në minutën e 73-të, Roque Santa Cruz shënoi për 2-1 ndërsa pas tre minutash (76’) shënoi edhe golin tjetër, 3-1.
Golin e dytë për Realin e shënoi Karim Benzema (82’), duke rritur shpresat për barazim por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, 3-2.
Pas kësaj humbjeje, Real Madridi ngelet trashmë 16 pikë prapa liderit Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 20:54