Reali të hënën prezanton këta dy futbollistë
Gjatë kësaj jave Real Madrid dhe Atletico Madrid do të zyrtarizojnë marrëveshjen për mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez.

Lojtari pritet që të hënënprezantohet si lojtar i ri i Real Madridit, kur edhe do të fillojnë stërvitjet për sezonin e ri.

Përveç tij, të hënën si lojtar i Real Madridit do të prezantohet edhe mbrojtësi spanjoll, Jesus Vellejo.

Lojtari u transferua nga Reali para dy viteve, por qëndroi në huazim sezonin e parë në Zaragoza, ndërsa sezonin që lamë pas ishte në Gjermani të Eitracht Frankfurt. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori