Reali tregon "dhëmbët" para ndeshjes me Interin, mposht bindshëm Huescan (VIDEO)
Real Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së tetë të La Liga, duke e mposhtur 3:1 Huescan, të shtunën në mesditë.

Në këtë ndeshje, pas një kohe të gjatë në formacionin e Realit ishte edhe Eden Hazard, i cili shënoi në rikthim, kur mposhti portierin mysafir në minutën e 40’, për 1:0.

Karim Benzema në fund të pjesës së parë, dyfishoi epërsinë, 2:0.

minutën e 54’, erdhi edhe goli i tretë për Real Madridin, përmes Federico Valverde, për 3:0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi David Ferreiro, në minutën e 75’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Karim Benzema, kur në minutat e fundit shënoi për 4:1.

Me këtë fitore Real Madrid numëron 16 pikë, duke u renditur në vendin e parë në La Liga.

‘Los Blancos’ në xhiron e ardhshme luajnë në udhëtim te Valencia.
Shtuar më 31/10/2020, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori