Real Madrid e ka
fituar derbin e ‘San Siros’, duke e mposhtur 0-2 Interin në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve.
‘Los Blancos’ e nisën mirë takimin duke
fituar një penallti në minutën e 7’, të cilën e shndërroi në gol Eden Hazard.
Inter nga minuta e 33’ mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arturo Vidal.
Real Madrid në minutën e 59’ dyfishoi epërsinë, kur Achraf Hakimi shënoi autogol.
Me këtë fitore,
Real Madrid numëron shtatë pikë, dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa
Inter me dy pikë, në vendin e katërt në grup./
Shtuar më 25/11/2020,
ora 22:53