Reali tundon Interin, ofron 80 mln euro plus Kovacic për Mauro Icardin
Mauro Icardi është shndërruar në një objektiv primar për Realin e Madridit. Sulmuesi argjentinas shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Lopetegu.

Bomberit i ka skaduar klauzola prej 110 milionë eurosh të vëna për të nga klubi dhe kur të gjithë presin rinovimin e kontratës së re, që do ta mbante atë tek Interi deri në vitin 2022 me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Madrilenët pritet të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh plus kartonin e mesfushorit kroat Mateo Kovacic.

Ish-lojtari i Interit mund të rikthehet sërish në Milano nëse klubi pranon këtë marrëveshje. Nga palët nuk ka asgjë konkrete, por në ditët e ardhshme gjërat priten të bëhen serioze. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2018, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori