Reali turpërohet në shtëpi nga Shakhtar (VIDEO)
Real Madridi ka pësuar humbje 2-3 nga Shakhtar.

pjesën e parë, ukrainasit dominuan plotësisht duke shënuar plotë tre gola.

Tete ('29), autogoli i Varanes ('33) dhe Solomon ('42) i shënuan golat për mysafirët që në fraksionin e parë.


pjesën e dytë, Real Madridi u këndell paksa duke shënuar dy gola.

Luka Modric në minutën e 54-t dhe Vinicius në minutën e 59-të shënuan për Real Madridin.

Në çastet e fundit të ndeshjes, Real Madridi e shënoi edhe golin e barazimit, por pas konsultimit të gjyqtarit me sistemin e VAR-it, goli u anulua dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat 2:3.
Shtuar më 21/10/2020, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori