Reali ul nga froni PSG-në si favorit për Championin, por as mbretërit nuk janë
Shorti i Ligës së Kampionëve ka dhënë efekt të menjëhershëm edhe te kompanitë e basteve. Në bazë të kundërshtarëve që kapën skuadrat, kanë ndryshuar edhe një herë koeficientët për ekipin që do të fitojë trofeun.

Lajmi është ndryshimi dhe rritja që ka pësuar koeficienti i PSG-së. Francezët ishin favoritët kryesorë për ta fituar këtë kompeticion, por në momentin që u mësua se kundërshtari i ardhshëm do të ishte Reali, bastet ndryshuan mendimin.

Tani ekipi favorit për të fituar Ligën e Kampionëve është Mançester City. Pas skuadrës së Guardiolës renditet menjëherë Bajerni me koeficientin 5,5, ndërsa PSGj-a ka përfunduar në vendin e tretë me koeficientin 6. Reali qëndron i treti duke u ndjekur nga rivalët e Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori