Reali vendos: Diego Lopez largohet
Pëlqej
Tre portierë dhe një problem i madh, që me sa duket është drejt zgjidhjes. Njëri duhet të largohet me Realin e Madridit që ka hapur përfundimisht derën e daljes për Diego Lopez, ndërkohë që dera tjetër e hyrjes pret mbërritjen e Keylor Navas. Gardiani i preferuar i Ancelottit në sezonin e fundit tashmë pret zgjidhjen e kontratës, pasi i mbeten edhe 3 vjet në akordin me Los Blancos dhe në të njëjtën kohë ka nisur kërkimet për aventurën e tij të re.

Janë Napoli dhe Monaco dy prej klubeve më të interesuara, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

"Për mua çështja e portës nuk është një problem", me këto fjalë është përgjigjur vazhdimisht Ancelotti, i cili në dispozicion gjatë turit përgatitor i ka patur të dy, Iker Casillas dhe Diego Lopez. Pavarësisht komenteve të italianit, klubi tashmë e ka marrë vendimin dhe do të jetë gardiani titullar i sezonit të kaluar që do të largohet.

Objektivi i Diego Lopez fillimisht ishte që të vazhdonte karrierën në Madrid, por duke e parë veten të padëshiruar, nuk kërkon qëndrojë asnjë minutë më tepër. Presidenti Perez nga ana tjetër po ashtu ndodhet në një situatë të rrallë e të tensionuar, pasi duhet të flasë me të dy portierët për t’u komunikuar vendimin e klubit.

Iker Casillas jo vetëm që do të qëndrojë, por pritet që sezonin ta nisë si titullar që në Superkupën e Europës kundër Sevillas, që luhet më 12 Gusht në Cardiff. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori