Realitet për PSG, ëndërr për Milan
Xavi Hernandes me shumë mundësi është regjisori më i mirë në botë dhe ka një kontratë që e mban të lidhur me Barcelonën deri në 2014 dhe me mundësinë e zgjatjes së saj edhe për 2 sezone të tjera. Sipas asaj që raporton "AS", sheikët e Paris Saint Germain po bëjnë të pamundurën që në sezonin e ardhshëm kampioni i Botës dhe Europës të veshë fanellën e parizienëve, madje duke i vendosur një shifër rekord prej 80 milionë eurosh.

Edhe Milani e stimulon shumë Xavin dhe eëndërron që katalanasi të jetë pasuesi i Pirlos te kuqezinjtë, por klauzola prej 80 milionë eurosh dhe vështirësia e 32-vjeçarit për tu larguar nga Barcelona, e vështirësojnë aferën e Milan. Por futja në lojë e Thiago Silva dhe Alexandre Pato mund të kthehet në favor të kuqezinjëve.

Një mundësi shumë e mirë do të ishte mosfirmosja e kontratës së re nga ana e trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola. Të presim e të shohim çfarë do të ndodhë me numrin 6 të katalansve. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori