Realizoi dy gola, Morata: Juventusi mund t'i shkojë deri në fund Champions-it
Alvaro Morata ishte njeriu kryesor i ndeshjes ndërmjet Dinamo Kievit dhe Juventusit duke ia siguruar "Zonjës së Vjetër" fitoren me rezultat 0-2, me dy golat e tij personal.

Pas ndeshjes spanjolli deklaroi se kësaj here Juventusi mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

"Çdo vit është një mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ne duam të shkojmë deri në fund", tha Morata për "Sky Sport Italia".

"Ne donim të kishim një start të fuqishëm dhe luajtëm mirë sonte", tha spanjolli.
Shtuar më 20/10/2020, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori