Reali kërkon përforcime në Janar, synon tre lojtarë
Christian Eriksen është objektivi kryesor për janar, ndërsa “Los Blancos” i pëlqejnë edhe Fabian Ruizin e Napolit dhe Donny van de Beekun e Ajaxit

Real Madridi po planifikon t’i bëjë tri përforcime në afatin kalimtar të janarit.

“Los Blancos” duan ta përforcojnë ekipin e tyre për pjesën e dytë të sezonit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Objektivi kryesor i 13 herë kampionit spanjoll duket të jetë Christian Eriksen.

Mesfushorit danez do t’i skadojë kontrata me Tottenhamin verën e ardhshme, por Reali mund të tentojë ta blejë atë muajin e ardhshëm.

Gjithashtu, klubi spanjoll i ka në radar edhe Fabian Ruizin e Napolit dhe Donny van de Beekun e Ajaxit.

Nëse jo gjatë janarit, ata do të mundohet t’i sjell në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së ardhshme.
Shtuar më 04/12/2019, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori