Rebelohet Gjici: Bashkia po na mashtrron, do i padisim në gjykatë
Pëlqej
Stadiumi “Zeqir Ymeri” i Kukësit është kthyer në “mollë sherri” midis klubitKukësit të drejtuar nga presidenti Safet Gjici dhe bashkisë së qytetit verilindor, pasi rikonstruktimi i këtij stadiumi dhe ndërrimi i tapetit, i cili është amortizuar thuajse totalisht, është bërë dhe burim dëmtimesh për futbollistët që luajnë apo stërviten në të.

Por është Bashkia e Kukësit, e cila, edhe pse ka në pronësi stadiumin, mundësitë për rikonstruksion, rindërtim apo qoftë dhe ndërrim të tapetit, i cili kushton minimalisht 120 mijë euro, nuk i ka. Në një prononcim për “Panorama Sport” të dhënë dje, ishte vetë kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu, që u shpreh se, nëse qeveria qendrore i akordon fondet, ata si institucion vendor përgjegjës janë të gatshëm që për 24 orë t’ia paraqesin projektin.

Por, institucioni që ai drejton e ka të pamundur ta bëjë me fondet e tij një investim të tillë. Përplasja tjetër midis klubit dhe bashkisë është për çështjen e aksioneve që bashkia zotëron te klubi i futbollit të Kukësit, raporton Panorama. Bashkia, si aksionarja e dytë me rreth 12.5 për qind të aseteve, nuk i ka paguar detyrimet klubit për 5 vite, të cilat, sipas bilanceve të klubit dhe të miratuara me vendime të Këshillit Bashkiak, janë rreth 1.5 miliardë lekë të vjetër.

Një gjë të tillë e bën me dije vetë presidenti i klubitKukësit, z.Safet Gjici, i cili, në një prononcim për “Panorama Sport” thekson se, nëse bashkia nuk i paguan detyrimet, atëherë klubi do t’i drejtohet gjykatës, pasi dosjen e ka përgatitur dhe e kanë gati.

DEKLARATA

Bashkia ka pa dhënë 1.5 miliardë lekë të vjetër, aksionet e veta me vendime të Këshillit Bashkiak të miratuar prej pesë vitesh. Qeveria, kur të jep financimet e ndërton vetë, se bashkia s’ka bërë ndonjëherë stadium, por ta paktën të japë pagesat për klubin, aksionet e veta.

Ne kemi përgatitur dosjen për në gjykatë. Janë katër ekipe që i mban vetëm klubi, pa asnjë ndihmë të bashkisë. Bashkia na ka premtuar që do paguajë aksionet, por deri tani asgjë, nëse këtë muaj nuk i paguan, do t’i drejtohemi gjykatës”, ka përfunduar kreu i klubit verilindor.
Shtuar më 05/10/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori