Redknapp: Gerrard është një "Superman"
Pëlqej
Steven Gerrard
Jamie Redknapp ka lavdëruar Steven Gerrard si 'Supermen' dhe beson se kapiteni i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm do të udhëheqë ekipin drejt Ligës së Kampionëve.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp, i cili kaloi 12 sezone me Liverpoolin, beson se rikuperimi i plotë i Gerrard, të cilin e quan 'Supermen' do të jetë vendimtare për synimet e ekipit të kthehet në vendet e para të Premier Ligës.

"Shpresoj që ai të jetë kthyer në formën e tij më të mirë fizike pasi kjo është diçka themelore për lojtarin dhe për ekipin e tij përsa i përket sezonit të ardhshëm, pasi Liverpool ka nevojë për një Superman si Gerrard", tha Jamie për Sky Sports. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2011, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori