Refik Halili befason të gjithë: Ja kur do të largohem nga Tirana
Presidenti i Tiranës, Refik Halili pas humbjes së derbit ka deklaruar për mediat se do të largohet nga bardheblutë, por vetëm kur të fitojë derbin.

“Do vazhdoj rrugën time deri në fund, do qëndroj tek Tirana derisa të fitoj me Partizanin në derbi. Kur të fitoj me Partizanin, do largohem nga Tirana”, u shpreh ndër të tjera presidenti Halili.

Prej tre vitesh bardheblutë nuk fitojnë ndaj të kuqve, gjë që nuk pranohet lehtë te 24-herë kampionët e vendit, që dje u mposhtën me rezultatin 2-1.
Shtuar më 21/02/2017, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori