Refuzohen dy ofertat e ardhura nga Premier League për Vedat Muriqin
Sirenat britanike për Vedat Muriqin sa vijnë e bëhen më konkrete.

Dëmtimi i Harry Kane mund ta afrojë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës gjithnjë e më pranë Premier League angleze. Diçka të tillë e konfirmojnë edhe ofertat e fundit të mbërritura në adresë të tij, me presidentin e Fenerbahce, Ali Koc që zbulon ekipet, por i ka hedhur menjëherë poshtë.

Në një prononcim për mediat turke, Koc ka pohuar se ka refuzuar ofertat e Tottenham Hotspur dhe Burnley për 25-vjeçarin. Dy ekipet e Premier League janë të gatshëm të transferojnë ish sulmuesin e Besës dhe Teutës në Kategorinë Superiore që në merkaton e janarit, por sipas Koc, Muriqi do të qëndrojë në Stamboll të paktën deri në fund të sezonit.

Në këto kushte, duket se "bomberi" i Dardanëve është i fokusuar totalisht në sezonin fantastik me Fenerbahce.

Në pjesën e parë të sezonit, Muriqi ka qënë fenomenal, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asiste, duke ndihmuar Fenerbahce të jetë në garë për titullin kampion, që mungon prej vitesh në vitrinën e trofeve.
Shtuar më 02/01/2020, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori