Refuzoi Real Madridin, Nagelsmann merr drejtimin e Leipzigut
Trajneri aktual i Hofenhaimit, Julian Nagelsmann ka refuzuar një ofertë të majme dhe shumë joshëse për të marrë drejtimin e stolit të Real Madridit.

Gjermani duket se do të zyrtarizohet si trajneri i më i ri i Leipcig për vitin e ri 2019-2020.

Gjermani 31-vjecar ka firmosur kontratën deri në verën e vitit 2023 duke zëvendësuar në stol trajnerin aktual Ralf Ragniç i cili bën një punë të dyfishtë dukë qenë edhe drejtori sportiv i klubit.

Kujtojmë se Nagelsmann përveç Realit kishte fjalë që e lidhnin edhe me një kalim të mundshëm të Bayerni i Munich, por në fund ai zgjodhi të mos drejtojë asnjë nga gjigandët e futbollit europian.
Shtuar më 26/11/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori