Elvis Kabashi po
kalon probleme të shumta edhe në
Lega Pro. Futbollisti, i cili para disa vitesh refuzoi Shqipërinë, aktualisht nuk po
kalon një moment të mirë as në një nga ligat e ulëta të futbollit italian. Para pak kohësh, ai shihej si talent me shumë të ardhme, por momentalisht është vetëm pjesë e Pontederas, një skuadër qëluan në
Lega Pro.
Sipas “Tuttojuve”, Kabashi po
kalon një situatë të vështirë në këtë klub. Kjo për shkak të një debati që ai ka pasur me trajnerin e ekipit.
Trajneri Indiani e ka lënë atë në stol në një ndeshje kundër Komos. U duk sikur çdo gjë u sheshua dhe nuk do të kishte asnjë problem për mesfushorin, por së fundmi është shfaqur sërish një tension i 22-vjeçarit kundrejt teknikut.
Kjo bën që drejtuesit e skuadrës të vihen në lëvizje për të
gjetur një zëvendësues dhe sipas lajmit është
gjetur një i tillë. Mirko Spigi i Spalm është emri që pritet ta zëvendësojë Kabashin.
Shtuar më 05/01/2017,
ora 17:15