Refuzoi t'i jepte dorën Benatias, modelja: Nuk na e lejon rregullorja (VIDEO)

Benatia turperohet on Vidnews.

Pëlqej
Një nga vajzat që ishte në podiumin e ngritur ku Juventus po nderohej me titullin 7-të radhazi, refuzoi t’i jepte dorën Medhi Benatias.

Ajo quhet Svetlana Vakulova, dhe ka treguar pikërisht arsyen pse nuk i dha dorën mbrojtësit të Juves.

“Shumë tifozë më kanë shkruar në rrjetet sociale për atë moment. Kam parë e lexuar komente nga më të ndryshmet. Dëshiroj të sqaroj se rregullorja nuk na lejon t’i japim dorën askujt. Nuk ishte asgjë personale, pasi edhe unë jam tifoze e Juves” – deklaroi Svetlana. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori