Refuzon të luajë, Reali gjobit Kaka
Real Madrid po mendon të sanksionojë me gjobë Ricardo Kaka, pasi ky i fundit refuzoi të bashkohej me skuadrën për të bërë fotografi me trofeun e Superkupës. Braziliani dhe Fabio Coentrao nuk morën pjesë, por portugezi është i justifikuar me arsye personale, ndërsa ai që do ta pësojë është Kaka.

Ish-lojtari i Milanit, i cili nuk u largua nga Madridi për mungesë ofertash në fundin e ndeshjes, ishte pranë stolit të skuadrës, por nuk pranoi të bënte foton me ekipin, ashtu si të tjerët që nuk ishin grumbulluar si Granero, Varane, Jesus ose Morata.

Mediat spanjolle zbulojnë edhe arsyen e brazilianit që mund ta ketë bërë si hakmarrje: "Me atë që po më bëjnë mua, nuk mund të shkoj e të bëj foto", mëshohet të jetë shprehur braziliani. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori