Reginaldo pajtohet me Kukësin, sulmuesi tregon të vërtetën
Reginaldo me shumë mundësi është pajtuar me Kukësin. Sulmuesi ka ndarë me ndjeksit e tij peridhën e dobët që ka kaluar brenda dhe jashët fushës. Afrikani gjithashtu ka treguar merkato e janarit e ka coroditur.

"Janari ishte një muaj i vështirë për mua. Ishte një muaj me shumë pasiguri në lidhje me të ardhmen time. Kam pasur disa propozime për tu transferuar në klub tjetër, që më kanë pëlqyer. Gjithmonë ia kam komunikuar klubit dhe e kam ditur se ata marrin propozime edhe nga menaxherë të ndryshimë. Kam folur me njerëzit në klub pasi ishte një mundësi për mua, megjithatë, pa sukses, pasi klubi nuk më ka lejuar të iki për shkak të vlerës që ata donin, por edhe sepse luftojmë për titullin. E pranoj vendimin e presidentit, por ky ka qenë një muaj që më ka turbulluar. Unë jam profesionist dhe e respektoj mundësinë që më është dhënë. Ajo çka lamë pas është e kaluara. Tani do të punoj siç kam bërë gjithmonë. Jam i fokusuar të ndihmoj klubin për të arritur objektivat. E ardhmja i takon Zotit, Forca Kukësi”, lexohet në komentin e Rexhinaldos në "Instagram".
Shtuar më 01/02/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori