Rehabilitohet Çani, i gatshëm në ndeshjen Polonia-Legia
Çani është rikthyer te klubi nga i cili kërkoi prishjen e kontratës. Konfirmimi është bërë nga agjenti i shqiptarit, Oberto Petricca i cili në një intervistë për calciomercato.com është shprehur se në fund të majit, Çani nisi procedurat për prishjen e kontratës 3-vjeçare dhe e la klubin

“ E çuam çështjen në FIFA për të përfituar pagat e prapambetura nga shoqëria. Pas ndryshimit të presidencës dhe gjithë stafit drejtues gjatë verës morëm sinjale afrimi prandaj lojtari nënshkroi një kontratë të re. Ndaj tij nuk u ndërmor asnjë masë ndëshkimore”, thekson agjenti. Sipas calciomercato.com, bomberi shqiptar do të jetë në dispozicion të trajnerit për derbin mes Polonia-Legia. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2012, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori