Rei Manaj e dëmtoi rëndë, mbrojtësi ka pësuar dëmtim në tru
Pëlqej
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist sot në fitoren e Albacetes ndaj Mallorcas me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 3-të të takimit.

Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së parë, lushnjari bëri një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj mbrojtësit kundërshtar Kampos, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës me ambulancë.

Në përgjigjet e analizave tregohet se lojtari i Mallorcas, do të mbahet nën vëzhgim për 24 orët e ardhshme.

Mjekët gjithashtu theksojnë se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në tru, nga përplasja tepër e rëndë. Mesa duket situate është më serioze nga çka u përfol më parë, megjithëse lojtarit i ka ardhur menjëherë ndihma e parë.
Shtuar më 23/09/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori