Reina e mbyll me Milanin, kthehet në Premier League
Pepe Reina ka vendosur të largohet nga Milan.

Portieri spanjoll tashmë ka arritur marrëveshje me Aston Villan në kontratë për gjashtë muaj me vazhdim automatik në rast të sigurimit të mbijetesës në Premierligë, raporton "Calciomercato".

Milan nuk e kundërshton largimin e ish portierit të Liverpoolit, i cili ka kontratë në San Siro deri më 2021.

Tani, Reina mund të përshëndetet nga Milan për t’u rikthyer në Premierligë pas përvojës në Liverpool.
Shtuar më 09/01/2020, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori