Reina: Fle me fanellën e Balotellit
Pepe Reina është deri tani portieri i vetëm që ka qenë në gjendje t’i presë një 11-metërsh Mario Balotellit. Gjatë ndeshjes Milan-Napoli, spanjolli arriti të ndalonte sulmuesin e kuqezinjve nga pika e penalltisë, gjë që nuk e kishte bërë asnjë portier tjetër në nivel profesionist.

I intervistuar nga "Onda Cero", gardiani i portës së Napolit ka thënë se pas ndeshjes Balotelli i dhuroi fanellën e tij dhe se me atë fanellë fle gjumë.

"E vesh për të fjetur atë fanellë. Ia kërkova pas ndeshjes dhe tani unë fle me bluzën e tij dhe me pantallonat e Napolit", zbuloi Reina.

Më pas, ish-portieri i Liverpool shpjegoi si arriti të priste atë 11-metërsh: "Prita deri në fund para se të hidhesha. Sekreti i tij është se pret me qetësi sekondën e fundit për të vendosur drejtimin se ku do godasë. Unë prita më shumë për të vendosur se ku do të hidhesha dhe më eci". /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori