Reina: Liverpooli nuk dorezohet
Albeu.com
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, pohon se ai, trajneri dhe bashkëlojtarët e tij, janë të vendosur të luftojnë për titull, deri sa kjo gjë të jetë e pamundur matematikisht.“Ne do ta vazhdojmë luftën deri në fund. Kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll, ndërsa Manchester Unitedi mund të gabojë sërish, prandaj ne duhet të jemi gati”.

“Ne jemi Liverpooli dhe nuk dorëzohemi. Unë e kuptoj plotësisht atë që kërkojnë tifozët nga ne. Titulli i Ligës është ëndrra e cila ende është e realizueshme për ne”, ka thënë spanjolli për “The Guardian”.
Shtuar më 02/05/2009, ora 18:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori