Reina me të ardhme larg Napolit
Pëlqej
Edhe pse kanë rënë në qetësi zërat për të ardhmen e Pepe Reina, duket se portieri nuk do të vazhdojë qëndrimin te Napoli.

Gjatë merkatos së Janarit, u përfol shumë për një largim të mundshëm të tij nga të kaltrit, por në fund spanjolli qëndroi. Megjithatë mediat italiane raportojnë së agjenti i tij, Quilon, këto ditë është vendosur në lëvizje për të gjetur një skuadër të re për 35-vjeçarin, titullar në ekipin e Sarrit.

Në fakt, në përfundim të sezonit drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, duhet të gjejë dy portierë, sepse në skadencë kontrate është edhe braziliani Rafael./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori