Reina vs Strakosha, cili do të jetë portieri titullar i Lazio?
Përvojë në nivele të larta, njohuri mbi futbollin italian dhe europian, aftësi për ta bërë më solide dhomën e zhveshjes. Lazio u mbështet te Pepe Reina, i cili arriti te bardhekaltrit javët e fundit, për të forcuar “klasën” e portierëve nga pikëpamja cilësore. Spanjolli, i cili mbushi 38 vjeç në fund të gushtit, do të ndajë dhomën e zhveshjes me “pronarin” Thomas Strakosha.

Në sezonin e fundit, Reina u nda në mënyrë të barabartë midis Milanit dhe Aston Villa, ku luajti në huazim në gjashtë muajt e fundit. Një ndeshje në Serie A me kuqezinjtë, 12 në skuadrën angleze, e cili fitoi në mënyrë të papritur qëndrimin në Premier League pikërisht javën e fundit të kampionatit atje. Nga ana tjetër, Strakosha luajti të gjitha minutat e të gjitha javëve të kampionatit. Pra, që në fushë 38 herë nga 38 ndeshje të kampionatit, duke e ndihmuar Lazio të kthehej në Champions.

Natyrshëm, në kampin bardhekaltër ka lindur pyetja: Cili do të jetë portieri titullar i Lazio? Nëse skuadra fituese nuk ndryshon, së pari Simone Inzaghi do të konfirmojë portierin shqiptar. Strakosha, në fakt ka dhënë garanci të bollshme gjatë sezoneve të kaluara te Lazio dhe, për këtë arsye, e fillon sezonin me petkun e “pronarit”. Reina, në këtë moment, vjen nga rreshti i dytë.

Hierarkitë natyrshëm që mund të ndryshojnë gjatë sezonit, edhe nëse në këtë moment skenari më i kuptueshëm e sheh Strakoshën titullar dhe spanjollin rezervë të tij. Me mundësinë e marrjes së një fanelle startuesi nga Inzaghi në rast dëmtimi ose mjegullimi të kolegut, Reina llogarit të luajë në Kupën e Italisë. Vështirë për të hipotezuar një ngjitje të shpejtë të spanjollit ose një rrotacion, siç i ndodhi te Napoli me Ospina dhe Meret.

Sidoqoftë, përgatitjet e verës panë Strakoshën dhe Reina të alternoheshin gjatë miqësoreve të organizuara kundër ekipeve të një kategorie më të ulët. Kundër Triestinës, për shembull, ishte radha e shqiptarit për të startuar, ndërsa spanjolli u hodh në fushë nga minuta e parë kundër Padova dhe Vicenza.

/telesport/
Shtuar më 21/09/2020, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori